Erla Mëhilli,zëdhënësja e re e Berishës
Erla Mëhilli, zëdhënësja e Partisë Demokratike, do të marrë sot postin e zëdhënëses së Kryeministrit, në vend të Juela Meçanit. Burime pranë Kryeministrisë bënë të ditur dje për gazetën se Mëhilli ka marrë propozimin për të drejtuar zyrën e kreut të Qeverisë, pasi gati dy vjetësh në Partinë Demokratike. Gjatë ditës së sotme pritet të bëhet edhe një prezantim i shkurtër i zëdhënëses së re, me stafin në Këshillin e Ministrave. Mëhilli ka qenë më parë zëdhënëse e Ministrisë së Punëve Publike, ndërkohë që në PD zuri vendin e Gerti Bogdanit, i cili mori postin e sekretarit të marrëdhënieve me jashtë dhe kreun e Forumit. Nga ana tjetër, Meçani erdhi rreth tre vjet më parë në zyrën e zëdhënëses së Kryeministrisë, post të cilin e mbajti deri dje.