Erler: Shpresoj të ketë shtrëngim duarsh në Shqipëri
TIRANË Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, me rastin e 20 vjetorit të Fondacionit Friedrich Ebert, deputeti socialdemokrat, Gernot Erler, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Bundestagun gjerman, ka deklaruar dje për
Deutsche Ëelle, se do të duhet ende kohë për vendosjen e besimit mes palëve.
"Deri tani situata ka qenë shumë e tendosur, për shkak të bojkotit të socialistëve në parlament, të cilit ata i dhanë fund pak kohë më parë. Por në bisedat që unë zhvillova atje, konstatova se do të duhet ende kohë deri sa të vendoset besimi reciprok. Unë përjetova një skenë interesante në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” me rastin e 20 vjetorit të fondacionit. Në të merrte pjesë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, dhe erdhi edhe kryeministri Sali Berisha. Të dy lëvduan punën e fondacionit. Por në televizionet në Shqipëri tërhoqi vëmendjen fakti që të dy politikanët nuk arritën t'i jepnin dorën njëri-tjetrit edhe pse ishin në një distancë prej 1 metër e gjysmë larg",- tha ai. I pyetur se si e parashikon të ardhmen në politikën e brendshme në Shqipëri dhe nëse do të ketë atje shtrëngim duarsh, Erler u përgjigj: "Unë shpresoj që po...”