Shiu bllokon zonën turistike, fundosen në ujë nënkalimet
14/12/2008 Durrës, paralizohet çdo aktivitet. Problem akset që lidhin qendrën me Jugun e vendit
DURRES - Dhjetëra qytetarë që kanë vizituar Durrësin në fundjavë, janë bllokuar në mjediset e vilave, restoranteve, pub-eve dhe diskove teksa janë përballur me ujin e shiut, që ka sunduar gjithandej. Te Shkëmbi i Kavajës dhe në Golem shiu ka paralizuar të gjitha rrugët, duke vënë në siklet edhe policinë e qarkullimit rrugor për të mbajtur nën kontroll trafikun e lëvizjes së mjeteve në segmentin e ngarkuar që lidh Jugun me qendrën e vendit.
Paralizimi
Nga Shkëmbi i Kavajës deri në afërsi të Golemit thuajse të gjitha nënkalimet janë bërë të pakalueshme. Të hapura për të shmangur incidentet e mjeteve dhe këmbësorëve në linjën hekurudhore, nën trase janë ndërtuar në këtë vijë paralel me rrugën kryesore rreth 10 nënkalime të tilla. Të gjitha janë fundosur nën ujë, duke e bërë të pamundur kalimin e autoveturave. Të vetmet mjete që mund të kalojnë janë autobusët, por nënkalimet janë të ulëta dhe janë bërë enkas për mjetet të vogla dhe për këmbësorë. Ky është i vetmi investim në infrastrukturën e kësaj pjesë buzë detit, që është bërë tërësish me fondet e bizneseve private. Kanalet e thella në anë të rrugës automobilistike Plepa–Rrogozhinë janë mbushur tejetej dhe kanë bllokuar shtigjet e këmbësorëve, rrugë që shërbejnë për të kaluar në anë të fshatrave. Ujërat kanë rrjedhur në sipërfaqe përgjatë rrugës, duke krijuar edhe pasiguri, kurse tumbinat që lejojnë shkarkimin e shiut nga njëra anë në anën tjetër nuk kanë funksionuar për shkak të bllokimit nga inertet. Shiu i djeshëm ka vënë nën ujë gjithçka, që nga rrugët, parkingjet, sheshet, këndet sportive dhe argëtuese deri te lulishtet. Pushues të shumtë që kanë ardhur nga Tirana me mjetet e tyre janë detyruar të soditin shiun teksa ka rënë nga orët e paradites deri në mesditë. Një pjesë e tyre kanë lënë edhe mjetet e fundosura në ujë nën kujdesin e pronarëve të lokaleve, për t’u kthyer në një ditë më të qetë te mjetet. Të njëjtin fat kanë pasur edhe banorët e pallateve që jetojnë në këtë pjesë të zonës turistike. Reshjet e shumta kanë nxjerrë në pah edhe ndotjen e zonës nga ujërat e zeza. Te Shkëmbi i Kavajës e në Golem ujërat e zeza derdhen në gropa septike dhe tejmbushja e tyre i shtyn të vërshojnë në sipërfaqe. Shiu ka nisur në orët e para të së shtunës dhe ka vijuar gjithë ditën me fare pak pushim, duke risjellë në rrugët e Durrësit të njëjta probleme si dhe një javë më parë. Në një pjesë të banesave uji ka vërshuar përsëri ende pa u tharë pasojat e shiut të javës së shkuar.