Zhvillohet takimi i dytë i “Rrjetit të universiteteve shqipfolëse”
14/12/2008 Materialet mësimore në qendër të diskutimeve
SARANDË - Qyteti i Sarandës dhe filiali universitar është bërë dje vendi pritës i takimit të dytë të “Rrjetit të universiteteve shqipfolëse”, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Elita e botës akademike, nën drejtimin e rektorit të universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, ka diskutuar për problematikën më të rëndësishme që përballojnë universitetet shqipfolëse në të gjithë rajonin. Për të gjithë vendimmarrësit që kanë në dorë zhvillimin e arsimit, drejtuesi i “Rrjetit të universiteteve shqipfolëse” ka dhënë mesazhin që të marrin model Sarandën dhe Kukësin, ku janë qeverisje lokale dhe kryetarë bashkie që e duan realisht përparimin e arsimit, pasi kanë vendimmarrje konkrete në mbështetje të tij. “Të dyja filialet flasin vetë për prioritetet që i duhen dhënë arsimit. Pa këtë lloj kombinimi të botës akademike me qëndrimin e qeverisjes qendrore dhe lokale, arsimi nuk bëhet prioritet dhe të realizojë prosperitetin e kërkuar”, - ka deklaruar rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule. “Përfaqësuesit e universiteteve ranë dakord të rakordohet për fusha të ndryshme, që u takojnë përkthimit të teksteve nga gjuhë të huaja. Ka praktika botërore që përdorin materialet e mira të një universiteti, në kuadër të integrimit dhe globalizimit, t’i përdorim edhe ne në universitete tona”, - pohoi prof. dr. Kule. Diskutantët u ndalën edhe në përcaktimin e politikave të përkthimeve dhe unifikimin e tyre, në bazë të fondeve që gjenerojnë vetë universitetet dhe donatorët.
U ra dakord që më 7 mars 2009 të organizohet një konferencë e rrjetit kushtuar sfidave që ka arsimi i lartë në tri shtetet. Gjithashtu u ra dakord dhe u mbështetën politikat e stimulimit nga pikëpamja financiare të mësuesve në Shqipëri dhe e njëjta politikë duhet marrë dhe në shtetet e tjera, pasi në themel të funksionimit të arsimit në nivelin parauniversitar, por dhe atë universitar, janë mësuesit, prandaj përgatitja e tyre dhe politikat ndaj universiteteve, sidomos atyre rajonale, duhet të jenë në mbështetje thelbësore të tyre me infrastrukturën, me standardet.