E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermal Kuqo, gati firma me Pamesa Valencia

Pas pesë viteve me Efes Pilsen, Ermal Kuqo është fare pranë transferimit te spanjollët e Pamesa Valencias. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të basketbollistit shqiptar, që në arenën ndërkombëtare përfaqësohet me Turqinë. Pas pesë viteve të suksesshme me Efes-in në kampionatin turk, tashmë ka ardhur momenti që 28-vjeçari i lindur në Korçë të provojë një aventurë të re. "Pasi kam fituar dy tituj kampionë, 2 Kupa të Turqisë dhe 1 Kupë të Presidentit të shtetit, po largohem nga Efes Pilsen", pohonte basketbollisti i gjatë 2.08 metra. Kam arritur marrëveshjen parimore me Pamesa Valencian, për një kontratë dyvjeçare dhe pritet që firma të hidhet gjatë javës së ardhme, pasi të zhvilloj testet mjekësore".

Pamesa Valencia është një prej skuadrave elitare të asaj që cilësohet si liga më e mirë evropiane në sportin e top-koshit, ABC-së spanjolle. I rritur si profesionist te SK Tirana, ku ka luajtur ndërmjet viteve 1993-1995, në moshën 15-vjeçare Kuqo është larguar drejt Turqisë, ku deri në vitin 1999 ka mbrojtur ngjyrat e Fenerbaçes. Gjatë kësaj periudhe ai bëri edhe zgjedhjen më të rëndësishme në karrierën sportive: në vitin 1997 ai përfitoi shtetësinë turke dhe për shkak të ligjeve të këtij vendi u detyrua ta ndryshonte mbiemrin nga Kuqo në Kurtoğlu. Në verën e vitit 2004, ndërmjet Kombëtares shqiptare dhe asaj turke, ai zgjodhi të përfaqësonte këta të fundit, me të cilët ka luajtur në EuroBasket dhe Kampionatin Botëror. Gjatë periudhës që luante në Turqi, apo me Kombëtaren e basketbollit të këtij vendi, Ermali përdorte mbiemrin Kurtoğlu, ndërsa kur përfaqësohej me klubin e tij në Euroligë ai përdorte mbiemrin natyral, Kuqo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›