E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eros Ramazoti, këngëtari rrëfen: “Dashuria e vërtetë quhej Mishel”



Edhe pse janë të divorcuar prej disa vjetësh, Eros Ramazoti ka rrëfyer se askush nuk ka mundur të jetë si Mishel. Që pas ndarjes me gruan e tij, me të cilën ka edhe një vajzë, Eros nuk ka mundur më të rigjejë dashurinë. “Jam 45 vjeç dhe mendoj se dashuria e vërtetë ka qenë ajo me Mishelin. Ndodhi vetëm me atë dhe me asnjë tjetër. Nuk arrij të dashurohem më si njëherë e një kohë”,- u shpreh Ramazoti për revistën “Donna Moderna”. Eros ndodhet në majë të klasifikimeve muzikore, por në jetën private gjërat nuk po i shkojnë shumë mirë. “Ndoshta tani jam mësuar të jem vetëm, mendoj se dashuria është tjetër gjë”,- u shpreh Ramazoti. Këngëtari ka fituar tre disqe platini dhe tani po merr kënaqësinë prej publikut me albumin “Ali e radici”. Eros rrëfen se nuk do të dashurohet më, sepse ka frikë se humbet kontrollin.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›