E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karnavalet maskojnë “qytetin e serenatave”



Pasditen e nesërme “qyteti i serenatave” do të gjallërojë nga një festival i madh dhe unik në Shqipëri siç janë “Karnavalet e Korçës”. Bashkia e qytetit pohon me anë të një njoftimi për median se më 6 qershor, Korça do të vishet me ngjyrat e Karnavaleve, si dhe do të çelë njëherësh, sezonin veror për këtë vit. “Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të zhvillohet në bulevardet e qytetit nga ora 19.00 deri në mesnatë, ku do të parakalojnë grupe të ndryshme karnavalesh nga vendi dhe e gjithë bota.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›