Emili Skot, shpallet femra më seksi në botë nga “Ralph”
Në Australi është konsideruar femra më seksi në botë dhe ajo, Emili Skot, krenare e pranon se është, duke e veçuar veten nga qindra femra të tjera të bukura. Lexuesit e revistës “Ralph” e kanë zgjedhur për format e parezistueshme, ndërsa ajo çuditërsht shprehet se te një mashkull shikon duart, që duhet të jenë: të shëndetshme, të pastra dhe të buta. Në një raport seksual për të, të rëndësishme janë lojërat. E si mund t’i rezistosh një femre të tillë seksi? 22-vjeçarja është modele kostumesh dhe ka lindur në “Gold Coast”, sytë i ka të gjelbër, flokët të gjatë biondë dhe forma mrekullisht perfekte. Në Britaninë e Madhe ka fituar popullaritet falë një shfaqjeje reality në Love Island. E intervistuar nga revista, pasi u konsiderua më seksi, Emili komenton: “Është e pabesueshme. Ka shumë femra të bukura në botë, në këtë rast ndihem e nderuar. Dua të falenderoj lexuesit që më kanë dhënë atë titull”. Dhe për të, më shumë se fjalët flasin imazhet.
5 Qershor 2009