Erozion turistik, shpenzimet arrijnë të ardhurat
Bumi turistik i vitit 2007, i propaganduar fort nga qeveria, nuk
ka qenë vetëm në njërin kah. Banka e Shqipërisë në raportin e
publikuar dje mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë,
konstaton se rritja e të ardhurave nga turizmi është shoqëruar me
rritje pothuajse në të njëjtën masë të shpenzimeve që shqiptarët
kanë bërë jashtë shtetit. Kjo ka bërë që përfitimet financiare neto
të vendit nga turizmi gjatë vitit 2007 të jenë thuajse minimale. "Prurjet
nga eksporti në turizëm kanë arritur në nivelin 1 miliard euro,
të vlerësuara 27 për qind më shumë, se ato nga eksporti i mallrave.
Rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet në rreth
24 për qind. Kjo rritje është ndikuar, kryesisht nga rritja e numrit të
shtetasve të huaj dhe të emigrantëve (62 për qind) që kanë vizituar
vendin, si edhe nga rritja e shpenzimeve ditore, ndërkohë që
ditëqëndrimi mesatar vlerësohet në rënie të lehtë", thotë raporti i
bankës. Por ky fluks hyrës në rritje i të ardhurave nga turistët dhe
emigrantët është shoqëruar me një rritje në të njëjtat nivele të
shpenzimeve. "Shpenzimet e shqiptarëve në udhëtimet jashtë
shtetit kanë arritur në rreth 923 milionë euro. Vëllimi i shpenzimeve
për udhëtime, për vitin 2007, vlerësohet rreth 20 për qind
më i lartë krahasuar me një vit më parë. Pasojë kjo, vetëm e rritjes
së numrit të udhëtarëve me 48 për qind, ndërkohë që koeficientët
vlerësues të kohëqëndrimit dhe të shpenzimeve mesatare ditore
kanë pësuar një rënie të lehtë", vijon raporti. Sektori i turizmit
në vend vuan nga disa vështirësi që kanë të bëjnë jo vetëm
me infrastrukturën e dobët, por edhe me ccmimet e larta. Vitin e
kaluar kryeministri arriti deri aty sa t‘u bëjë thirrje bizneseve të
qyteteve bregdetare që të ulin ccmimet. Por në fakt shumë prej
bizneseve thonë se rritja vjen se ccmimet e larta vend vijnë nga
kostot e rënduara të prodhimit. Gjatë vitit të kaluar është llogaritur
se më shumë se 220 mijë shqiptarë kanë preferuar t‘i bëjnë
pushimet e tyre Maqedoni, pikërisht për shkak të ccmimeve
konkurruese dhe kushteve më të mira.