Erozioni bën kërdinë në Korçë, 2 mijë banorë të bllokuar
rreth 2 mijë banorë në komunën e Moglicës dhe të ndërpriten komunikimet rrugore dhe transporti i pasagjerëve dhe mallrave. Rruga e kësaj zone që lidh komunën por dhe Korçën me rrethin e Skraparit dhe Gramshit ka pësuar çarje të frikshme, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte kjo e vetmja urë e kësaj rruge është mbyllua nga dherat që kanë shkarë mbi të. Drejtuesit e komunës së Moglicës gjatë paradites së sotme kanë informuar Shtabin e Emergjencave civile në prefekturën e Korçës, ndërkohë që asnjë banor i kësaj zone, ndër më të thellat malore të Korçës nuk mund të lëvizë drejt kryeqendrës së juglindjes dhe anasjelltas. Për fat të mirë nuk ka pasur emergjenca shëndetësore nga banorët, ndërkohë që rrëshqitjet janë masive. Ura është mbyllur plotësisht, ndërsa një këmbë e saj është gati duke u rrëzuar plotësisht. Ura e Popçishtit në komunën e Moglicës që lidh rrugën nacionale është shembur nga rrëshqitja e tokës kurse një nga shpatullat e urës ka pësuar një çarje prej 3 metrash duke e bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve në këtë rrugë. Ura është shembur në një pjesë të madhe të saj dhe rrezikon të bjerë për faktin se sipas specialistëve që kanë kryer matjet në zonë, ka rrëshqitje të vazhdueshme që avancojnë gjithnjë e më shumë. Nga erozioni rruga është dëmtuar rëndë dhe në rast se udhëtarët kalojnë më këmbë pjesën e shembur për të dalë në anën tjetër, mund të rrezikojnë deri dhe jetën e tyre. Ndërkaq një ekip specialistësh dhe inxhinierësh të Drejtorisë së Rrugëve si dhe si dhe përfaqësues të Shtabit të Emergjencave Civile kanë kryer inspektime në zonë duke e shpallur krejtësisht të bllokuar rrugën për shkak të formacionit të madh të tokës të përfshirë nga erozioni. Nuk dihet për sa ditë banorët e komunës së Moglicës të nisin lëvizjen e tyre, ndërsa automjetet që lëviznin drejt Skraparit dhe Gramshit nuk mund të qarkullojnë për një afat të pacaktuar.
I. Frasheri