Erozioni rrezikon jetë në Vlorë e Berat
Reshjet e vazhdueshme të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit po shtojnë dita ditës problemet, duke u shtuar përmbytjeve edhe rrezikun e erozionit.
Në këtë aspekt, situata serioze janë krijuar në Berat dhe në Vlorë, ku për shkak të rrëshqitjeve të dheut rrezikohen dhjetëra banesa. Në zona të tjera, erozioni i ka bërë tepër të rrezikshme rrugët.
Vlorë
Në hyrje të qytetit të Vlorës, në lagjen "Rilindja", disa shtëpi rrezikohen nga rënia e një bunkeri të madh, që ndodhet në majë të një kodre. Banorët e kësaj lagjeje janë të frikësuar, pasi gërryerja e dheut nën bunker e ka bërë çështje kohe shkëputjen e tij dhe rrokullisjen nëpër zonën e banuar. Ata tregojnë se problemi është krijuar ndër vite për shkak të marrjes së dheut në këtë vend nga fabrika e tullave. Dheu është hequr në mënyrë sistematike, duke e lënë bunkerin në majë të kodrës, thuajse në ajër dhe reshjet e fundit mund të shkaktojnë rrëshqitje dhe të shkatërrojnë krejtësisht bazamentin që ende e mban të fiksuar në tokë ndërtimin gjigant prej betoni. Për këtë problem, banorët e lagjes "Rilindja" janë ankuar disa herë pranë autoriteteve lokale dhe atyre qendrore. Prefektura e Vlorës e njeh këtë problem dhe zyrtarët e saj thanë dje se janë marrë masat që të pezullohet puna në fabrikën e tullave, si dhe është bërë plani për zhvendosjen e bunkerit. Por plani ka mbetur në letër dhe për banorët e zonës, këto ditë ka mbetur veç t‘i luten Zotit që e keqja të mos ndodhë.
Berat
Berati renditet i katërti ndër qarqet më të rrezikuara nga moti i keq në vend. Fryrja e lumenjve, si pasojë e shtimit të reshjeve të shiut dhe vërshimi i degëve të tyre janë rreziqet kryesore që mund të shkaktojnë përmbytje në qytetet dhe fshatrat e këtij qarku. Por rreziku më i madh qëndron mbi kokat e banorëve të "Mangalemit" dhe "Goricës". Këto lagje janë dëmtuar herë pas here nga shkëputja e masiveve shkëmbore nga mali dhe reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit po krijojnë terrenin për shembje të tjera. Për këto probleme dhe të tjera, prefekti i Beratit ka mbledhur dje në një takim shtabin e emergjencave civile, ku ka kërkuar marrjen e masave për përballimin e situatave të rënduara që mund të krijohen gjatë stinës së dimrit. Prefekti Konstandin Lefta thirri në një mbledhje urgjente drejtuesit e bashkive, komunave dhe drejtorët e drejtorive me varësi vertikale, duke deklaruar ngritjen e shtabit të emergjencave civile për stinën e dimrit. Ai u kërkoi pushtetarëve vendorë të vënë në gatishmëri të plotë shtabet e tyre të punës për të përballuar çdo situatë. Gjatë takimit të shtabit të emergjencave është kërkuar që drejtoritë e rrugëve, ujësjellësve e kanalizimeve, shëndetit publik të jenë në gatishmëri të plotë për situatat që mund të krijohen. Të tjera probleme që mund të hasen gjatë stinës së dimrit janë dhe rrëshqitja e tokave, bllokimi i rrugëve nga bora, përmbytja e banesave etj.
Sarandë
Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë krijuar situata problematike edhe në skajin jugor të vendit, nga Borshi në Konispol. Nisur nga sinjalizimet e marra për rënien e gurëve dhe shkëputjen e disa masiveve me dhera në disa segmente të rrugës së re të Bregdetit, dje ka dalë e nevojshme që rruga nga Volloderi në Borsh të vihet nën inspektimin e policisë së qarkullimit rrugor. Shefi i këtij shërbimi në Komisariatin e Sarandës, Gjylani Shehu, tha se janë disa zona të këtij aksi rrugor, ku qarkullimi i automjeteve është vështirësuar mjaft, për shkak të rënies në asfalt të grumbujve të gurëve dhe masave të dheut shkëputur nga lartësitë.