E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e KE-se jo parajse e sigurt per kriminelet

Kriminelët që kanë mundur t’i shpëtojnë konfiskimit të pasurisë së tyre duke u zhvendosur nga një vend në tjetrin ose duke i transferuar përfitimet e tyre personave dhe shoqërive të tjera, nuk do të mund ta bëjnë më këtë. Komisioni Europian propozon rregulla të reja që do të bëjnë të mundur konfiskimin e pasurive të bazuara mbi aktivitetet kriminale në të gjithë territorin e Bashkimit Europian. Ajo i mundëson autoriteteve kombëtare të konfiskojnë asete kriminale të transferuara në persona apo shoqëri të tjera, të konfiskojnë pasurinë e një personi të dyshuar për aktivitet kriminal edhe pse nuk lidhet drepërdrejt me një krim të caktuar dhe gjithashtu ju mundëson prokurorëve të ngrijnë asetet kriminale që mund të zhduken nëse nuk ndërrmerret aksione konkrete. Cecilia Malmstrom, komisionere për punët e brendshme, duke sqaruar mbi këtë nismë u shpreh se “rregullat e reja do t’i pajisin autoritetet kombëtare  me instrumentat e duhura në dispozicionin e tyre për konfiskimin e përfitimeve të aktiviteteve kriminale dhe do të lehtësojnë dhe përmirësojnë kapjen e përgjegjësve edhe përtej kufijve të shteteve ku veprojnë. Nuk do të ketë parajsë të sigurtë për krimin e organizuar, sepse kriminelët janë shumë të fortë  për të organizuar lirinë e qarkullimit. Ndaj policia do t’i ndjekë ato”.
Ky hap pritet që të kthejë përfitimet e aktiviteteve të paligjshme në ekonominë legale,  kryesisht në një moment ku Europa është mbërthyer nga një krizë ekonomike dhe financiare e mprehtë.
“Puna jonë e madhe është të sigurojmë që krimi nuk shpërblehet dhe që paratë që përfundojnë në xhepat e kriminelëve  do të rikthehen në ekonominë europiane të cilës i përkasin. Kjo bëhet edhe më tepër e rëndësishme në një periudhë krize. Ky është një prioritet që kemi fiksuar dhe përbën gjithashtu një prioritet në strategjiën e sigurisë së brendshme”, deklaroi Malmstrom.
Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, niveli financiar i  aktivitetet kriminale në 2009 arrinte në 2,1 trilion dollarë, ose ndryshe 3,6% nga prodhimit global kombëtar bruto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›