Protesta në ARMO: Rrezikohet një Gërdec i dytë
BALLSH - Një ditë pas afishimit të listave me emrat e punonjësve të prekur nga reforma në ARMO-s, 188 punonjësit e pushuar kanë protestuar dyerve të ndërmarrjes.
Për më shumë se 4 orë, gjatë paradites së djeshme ata kanë kundërshtuar sërish pushimin e tyre nga puna. Ashtu siç janë shprehur edhe në publikimin e listave të mëparshme punonjësit kanë pohuar se e gjithë reforma është politike. "Jemi plotësisht të bindur se kjo reformë që në fillim ka qenë politike dhe e tillë vazhdon të mbetet. Nuk e pranojmë faktin që të hiqemi nga puna për t'u zëvendësuar me punonjës të rinj, që nuk ia dinë fare punës sepse nuk njohin asgjë nga i gjithë procesi që kryhet në ndërmarrje", pohoi Lumturie Selimi, punonjëse e cila ishte pjesë e listës. Ish-punëtorët theksuan ndër të tjera se, emërimi i punonjësve të rinj në vend të specialistëve do të shkaktojë një Gërdec të dytë. "Të gjithë duhet të jenë të bindur se mungesa e profesionistëve dhe profesionalizmit në procese të caktuara pune, do të çojë në shkatërrimin e ndërmarrjes dhe do të vërë në rrezik jo vetëm jetën e punonjësve të saj, por të të gjithë banorëve të kësaj zone", u shprehën ata. Po dje, protestuesit i kanë drejtuar një peticion kryetares së Kuvendit, drejtuesve më të lartë të kompanisë ARMO, si dhe kryeministrit të vendit, në të cilin kërkohej rishqyrtimi i kritereve të vendosura për largimin e tyre nga puna. Protestuesit bënë të ditur se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të ndërmarrin të tjera protesta, pa përjashtuar edhe grevat.