Sherri për radhën e kalimit, qëllon me plumba 25-vjeçarin
Sherri se cili do të kalonte i pari në rrugën e ngushtë i ka marrë jetën një 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme në Durrës.
DURRES / OERD ULQINI
Kastriot Doçi, nga Kukësi është qëlluar për vdekje, pas një grindjeje banale që ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit, ndërsa autori, Julian Saliko, 30 vjeç ka rënë në pranga pak orë më vonë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 19:20 kur furgoni i mallrave me targë të Tiranës i drejtuar nga viktima, po përshkonte unazën e Shkozetit, e cila ndodhet paralel me rrugën e plazhit. Në momentin që automjeti po përshkonte këtë rrugë në automjet ishte edhe vëllai i Doçit. Sipas policisë, 30-vjeçari Saliko, banor i Shkozetit ka qenë duke udhëtuar në këtë aks me automjetin e tij me targa DR 4656 E, kur është përballur me automjetin e dy vëllezërve. Për pasojë të rrugës së ngushtë dhe gjerësisë së furgonit në të cilën po udhëtonin vëllezërit nga Kukësi, këmbimi i dy automjeteve ka paraqitur problem. Duke mos i "lëshuar pe" njëri-tjetrit, dy drejtuesit e automjeteve kanë nisur të hedhin fjalë ofenduese. Ka mjaftuar vetëm kaq që Saliko të zbresë nga makina dhe duke mbajtur në dorë një pistoletë, të hapë zjarr në drejtim të vëllezërve Doçi, makina e të cilëve ishte duke ecur në marshe të ulëta. Kastriot Doçi është goditur nga zjarri, ndërsa vëllai i tij ka mundur t'i shmanget plumbave duke u shtrirë në sedijen e kamionçinës. Ndërkohë që pas këtij veprimi Saliko ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar me shpejtësi. E lajmëruar nga kalimtarë të rastësishëm menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë së Durrësit dhe një grup hetimor. Policia ka arritur të mbledhë në vendngjarje shtatë gëzhoja pistolete të një kalibri të rëndë. Nga ana e uniformave blu u ngritën postblloqe në të gjitha rrugët që të çojnë drejt Tiranës apo Kavajës, në mënyrë që mos i lihej asnjë shteg largimi autorit. Të ndihmuar edhe nga përshkrimi që i ka bërë autorit vëllai i viktimës policia arriti të arrestonte Salikon pak orë më vonë, në një prej lagjeve të qytetit. Mësohet se dy vëllezërit Doçi punonin si transportues mallrash mes Tiranës dhe Durrësit me furgonin që ishte pronë e tyre.