Banda e Durrësit, mbrojtja: I penduari Coli, favorizohet
TIRANE - "Drejtësia aplikon dy standarde në procesin në ngarkim të të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit".
Alarmi është vënë nga mbrojtësit e të pandehurve, të cilët pretendojnë se i pandehuri Adriatik Coli trajtohet në mënyrë të privilegjuar si në qeli edhe në sallë të gjyqit. Gjatë seancës së djeshme te Krimet e Rënda, mbrojtësit e 16 të akuzuarve të tjerë e ngritën sërish këtë pretendim, por nuk arritën të merrnin një përgjigje nga gjykata, pasi seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve mbrojtës. Gjatë seancave, Coli mbahet jashtë kafazit të të pandehurve, i rrethuar nga forcat speciale, ndërsa të bashkakuzuarit me të dhe mbrojtësit e tyre pretenduan se midis Colit dhe Prokurorisë nuk ekziston asnjë marrëveshje e bashkëpunimit të tij me drejtësinë. Të paktën mbrojtësit pohuan se nga dokumentacioni i dosjes nuk kishin gjetur një gjë të tillë. Për më tepër, avokatët dhe të pandehurit kërkuan një kopje të marrëveshjes së Prokurorisë, ndërsa më tej pretenduan se gjykata duhet të shprehej nëse ia jepte apo jo të njëjtin status Colit. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Coli i shoqëruar nga forcat speciale u largua nga mjediset e gjykatës me një mjet të blinduar, ndërsa efektivë të shumtë specialë kishin marrë nën kontroll mjediset e jashtme dhe ato të brendshme institucionit. Madje, qytetarë të shumtë që ndodheshin në mjediset e jashtme të gjykatës pohuan se një polic i armatosur dhe i maskuar shkaktoi panik, pasi iu desh të përshkruante me vrap oborrin e gjykatës në momentin që makinat e repartit të tij ishin larguar dhe siç duket e kishin harruar. fa.ma