Regjistrimi i popullsisë cështje e jona, Godo: Greqia të mos ndërhyjë
TIRANE- “Greqia të mos ndërhyjë në cështjet tona të brendshme”. Ky është qëndrimi i prerë i politikanit dhe historianit të njohur Sabri Godo si një reagim pas deklaratës së ministrisë së jashtme greke në lidhje me shtyrjen në vjeshtë të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Sabri Godo e quan gjithashtu “të papranueshme” deklaratën e zëdhënësit të ministrisë së jashtme greke, Jorgo Dhelavekuras i cili i pyetur në një konferencë për shtyp dy ditë më parë tha se shtyrja e procesit te regjistrimit kishte të bënte me presionin e qarqeve nacionaliste.
Në një intervistë për NEWS24 politikani republikan thotë se ministria jonë jashtme shqiptare duhet të reagojë ndaj institucionit homologon në Athinë, duke i "treguarë qartë Greqisë deri ku i ka limitet". Gjithashtu shqetesimin e tij edhe për indiferentizimi e partive më të mëdha të vendit që nuk kanë reaguar ndaj këtij procesi. Godo nënvizoi se asnjë parti politike në vend nuk reagon “për këtë cështje që ka karakter kombëtar”, ndërkohë që “grinden për gjëra të kota” ndërsa vlerësoi qëndrimin që ka mbajtur PDIU.
Debati për regjistrimin, u hap një muaj më parë, kur konsulli grek në Korçë u bëri thirrje qytetarëve që në regjistrimin e muajit prill, të shënonin në formular kombësinë e tyre greke. Deklarata e tij shkaktoi një reaksion të ashpër në Shqipëri, jo vetëm nga historianët dhe shoqëria civile, por edhe zyrtarët shtetërorë. Pas kësaj, konsulli grek u tërhoq përfundimisht nga Shqipëria dhe u kthye në Athinë.
Pas inspektimit te Këshillit të Lartë të Drejtësisë të paktën rreth 3800 qytetarë shqiptarë, më së shumti në jug, kanë ndryshuar kombësinë e tyre nga shqiptare në greke, në katër javët e fundit. Ndërkohë që kjo çështje është tashmë në Gjykatën Kushtetuese, qeveria vendosi të shtyjë regjistrimin e popullsise të parashikuar të niste në prill për në nëntor.
(s.g/BalkanWeb)