E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Rama takon liderët e PES: Duhet zgjidhje për krizën në Shqipëri

ATHINE-Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot në Greqi me krerë të Partisë Socialiste Europiane (PES). Burime nga PS bëjnë të ditur se Rama është takuar me kreun e grupit të te majteve ne parlamentin Europian, Martin Schultz, presidentin e PES, Poul Nyrup Rasmussen.
Rama gjithashtu ka vijuar dhe takime me kryeministrin e Austrisë, Werner Fayman si dhe me kryeministrin grek, George Papandreu.

Te njejtat burime bene te ditur se Kryesocialisti Edi Rama u ka bërë të ditur krerëve socialistë të Parlamentit Europian se në Shqipëri kriza është e gjithanshme dhe kërkohet një zgjidhje e menjëhershme. Rama u ka theksuar se rastet e korrupsionit janë në rritje dhe se pavarësia e institucionet e pavarura është e cënuar vazhdimisht nga pushteti.

Kreu i PS shqiptare bëri me dije ne takimete tij se zgjidhja që kërkohet për situatën aktuale në Shqipëri është e domosdoshme dhe e shpejtë pasi kjo do të garantonte dhe zgjedhjet në Shqipëri, ku më të afërtat janë ato të 8 Majit për zgjedhjen e krerëve lokalë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›