Ersekë, goditet drejtori i OSSH, shkarkoi arkëtaren
ERSEKë- Nuk ka pranuar pushimin nga puna dhe ka njoftuar bashkëshortin për t’u hakmarrë ndaj kreut të OSSH në Ersekë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur bashkëshorti i arkëtares me iniciale E.J ka hyrë në zyrën e Dritan Mucos duke e qëlluar. Sipas këtij të fundit motivi ka qënë shkakrimi i gruas nga ana e kompanisë. Mësohet se autori me iniciale A.J është shoqëruar në polici, ndërsa vazhdojnë hetimet në lidhje me konfliktin.(m.a/News24/BalkanWeb)