Fluks në Kapshticë, radha e mjeteve në anën greke 3 km
KORCë- Jemi vetëm dy ditë para Krishtlindjeve dhe tashmë ka nisur fluksi në doganën e Kapshticës. Situata paraqitet problematike në anën greke ku gjatë pasdites radha e mjeteve që presin për të kaluar drejt tokës shqiptare arrin në rreth 3 kilometra. Burime nga dogana e Kapshticës bëjnë të ditur se pala greke po punon me 3 sportele, ndërsa pala shqiptare me 5 sportele. Gjatë orëve të fundit mësohet se kanë kaluar kufirin rreth 2900 persona, shumica prej të cilëve emigrantë që vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Fluks është regjistruar dhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku që prej orës 24 të mbrëmjes së shkuar kanë kaluar rreth 7750 shtetas dhe 1680 automjete. Burime nga kjo doganë bëjnë të ditur se nuk ka probleme dhe as radhë mjetesh që presin për të hyrën në tokën shqiptare, ndërsa pritet rritje e fluksit gjatë ditës së nesërme. Aktualisht pala shqiptare punon me 9 sportele dhe pala greke me 5 sportele.(m.a/News24/BalkanWeb)