Itali, u arratis nga burgu, kapet shqiptari
MILANO- Policia italiane arrin të kapë shqiptarin e arratisur nga burgu i Ternit më 9 nëntor të këtij viti. 25 vjecari Taulant Toma u prangos bashkë me tre shqiptarë të tjerë nën akuzën e grabitjes së vilave në shtetin fqinj. Sipas policisë italiane 4 shqiptarët kanë grabitur shtatë vila në harkun kohor të një viti në veri të Italisë. Arrestimi i tyre është kryer si rezultat i dy operacioneve të ndryshme të policisë . Aksioni i parë kishte si objektiv kapjen e 25 vjecarit Toma i cili mundi të arratisej nga burgu i Ternit duke përdorur një carcaf, ndërsa bashkë me të ka rënë në pranga edhe bashkëpunëtori i tij Ergys Cuni, 23 vjec. Policia bën të ditur se në momentin e arrestimit të tyre në provincën Casarile të Milanos, Tomës ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator, 24 gram kokainë dhe shumë objekte të vjedhura në vila si: televizorë bizhuteri, karta krediti dhe 4 celësa makinash të vjedhura. Operacioni i dytë i policisë italiane coi në arrestimin e Mirel Markut, 24 vjec, i ndaluar dhjetorin e kaluar teksa po kryente një vjedhje në bankën e Milanos. Personi tjetër i arrestuar është Valentin Lazri, 27 vjec, i gjetur në një hotel në Milano. Në dhomën e hotelit ku strehoeshin dy të arrrestuarit janë gjetur 600 gram kokainë dhe 20 doza të paketuara, gati për përdorim. Në njërën prej makinave të vedhura nga personat e lartëpërmendur policia ka gjetur edhe shumë sende me vlerë.(e.n/BalkanWeb)