E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e temperaturave, Inspektorati i Mjedisit masa të veçanta

Gjirokastër Në këto ditë me temperatura të larta, Inspektorati i Mjedisit në qytetin e Gjirokastrës, ka përgatitur një plan të veçantë masash, në lidhje me eliminimin e problematikës së grumbullimit dhe evakuimit të mbetjeve urbane nga zona të ndryshme të qytetit. “Aktualisht, për të shmangur situatat e rënduara epidemiologjike, në bashkëpunim edhe me Ndërmarrjen Komunale, kemi bërë të mundur që evakuimi i mbetjeve urbane nga pikat e grumbullimit të kryhet rregullisht dhe kryesisht gjatë orëve të natës”, thonë burime nga ky inspektorat. Ndërkohë ka nisur dezinfektimi dhe higjienizimi i pikave të grumbullimit të mbetjeve urbane, me qëllim shmangien e tyre si burime të mundshme për sëmundjet infektive. Sipas inspektorëve të mjedisit “për vetë specifikën e shtrirjes gjeografike që ka qyteti i Gjirokastrës, shpesh banorët shfrytëzojnë edhe hapësirat e lira dhe kryesisht shtretërit e përrenjve malorë, për të depozituar mbeturinat”. Për inspektorët e mjedisit, ky fakt përbën një rrezik serioz për shëndetin e popullatës, ndërkohë që ata kërkojnë që banorët të respektojnë rregullat për depozitimin e mbetjeve urbane në pikat e caktuara. B.SH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›