Ertan Hasani zgjedh sërish Prishtinën

Reshat Ibrahimi
Shkup (Maqedoni) - Sulmuesi shkupjan i KF Prishtinës, Ertan Hasani nuk do të grumbullohet të enjten me Makedonia Gj.P. Një informacion të tillë e ka pohuar për "Lajm" vetë Hasani, i cili prioritet kësaj radhe i ka dhënë KF Prishtinës. "Nuk do të grumbullohem të enjten me Makedonia Gj.P., por do të udhëtojë drejt Prishtinës pasi duhet të zhvilloj stërvitje me klubin tim të deritanishëm. Ka pasur bisedime me drejtuesit e skuadrës shkupjane dhe interesi i tyre vazhdon të mbetet edhe më tutje. Edhe pse nuk kam vendosur asgjë përfundimisht, nuk do të shkoj tani te Makedonia Gj.P", tha Hasani. Ai gjithashtu nuk dëshiron të lëshojë shansin për të udhëtuar në Gjermani. "Dua me Prishtinën të shkoj në Gjermani ku do të zhvillojmë disa përgatitje dhe disa ndeshje miqësore. Sigurisht se atje do të kem më shumë mundësi për të treguar aftësitë e mia", tha Hasani. Në Gjermani skuadra e Prishtinës do të qëndrojë shtatë ditë edhe atë nga 20-27 janar. Drejtuesit e "bardheklatërve" kanë paraparë disa ndeshje kontrolluese me ekipe të Bundesligës së dytë gjermane. Ertan Hasani në stinorin e kaluar me fanellën e Prishtinës ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje, kurse nga FFK është ka marrë Cmimin si futbollisti më i dalluar. Gazeta Lajm, Maqedoni