E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija mbetet në elitën e futbollit

Futbollistët e Shkëndijës pas disfatës së pritur nga skuadra e Pobedës tani më janë të koncentruar në finalen e madhe për tan ë ndeshjen e balotazhit që do të zhvillohet kundër skuadrës së Teteksit.
Të hënë futbollistët kanë patur një ditë pushim ndërsa që nga dita e martë kanë filluar me seancat stërvitore.
Kryetrajnerit të Shkëndija'79 Ibrahim Luma, në kohë të duhur do ti kthehen në lojë dy futbollistët mbrojtës Erhan Selimi dhe Shaqir Rexhepi.
Mbrojtësi Bilall Veliu u shprehë për Albania-Sport, kategorik se nuk vjen parasysh që Shkëndija të bjer në kategori më poshtë." Teteksi të jetë anëtare e Ligës së Parë e në të jemi në të dytën?.Asnjëherë nuk do të ndodhë kjo , nuk mundet K.F"Shkëndija" si simbol i futbollit shqiptar në Maqedoni të mos jetë prezent në elitën e futbollit vendor tha Veliu.
Ndeshjen e balotazhit futbollistët "kuq e zi" do ta zhvillojnë të dielën në Prilep kundër ekipit të Teteksit."Ku do që të luajmë në cdo cep të këtij shteti ne do të shkojmë dhe do të dalim fitimtar. Tifozët do ti kemi si përkrahës së dymbëdhjetë ata do të jenë me ne. Suksesi nuk do të mungoj nga ky takim,"u shprehë për në fund mbrojtësi Bilall Veliu.
Skuadra e Sileksit e cila po ashtu nuk ariti ti ikë zonës së balotazhit do të luaj kundër skuadrës së Skopjes e cila u pozicionua në vendin e katërt në Ligën e Dytë

Memet Abdiu kryetar i LKF-së Tetovë
- Në Lokalet e Hotel "Lirakut" këshilli iniciues mbajti kuvend të përgjithshëm zgjedhor ku kryetar i Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës u zgjodh Memet Abdiu .Kryetari i Këshillit iniciues, Nexhebedin Sinani deklaroi se me pëlqim e të gjithave klubeve është votuar pro z.Memet Abdiu nga fshati Poroj. "Të pranishëm ishin 29 klube të cilët me votuan të gjithë për zotëri Abdiun. Unë nuk do të kisha mundur që të kryej këtë obligim për shkak se kam obligime në punë dhe në aktivitete tjera,"tha Sinani.

Në mbledhjen e paradokohshme të kryesisë së porsazgjedhur të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, u formua këshilli i emergjencës zgjodhi Nexhbedin Sinanin antar së bashku me kryetarin Emil Bozhinovskin dhe Goran Ivanovin antar i K.F"Sileks".Nesër me fillim në ora 12 këshilli drejtues i Emil Bozhinovskit do të mbajë takim ku do të jetë i pranishëm edhe Nexhbedin Sinani së bashku me Zilkadri Isenin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›