Ervin Skela: “Kotbus, të pres vetëm 14 ditë!”
Gol në Kupën e Gjermanisë kundër Bajer Leverkuzenit (1-3), asist në barazimin 1-1 në transfertë kundër Borusias së Dortmundit. Për “shefin” e mesfushës së Energi Kotbusit, Ervin Skela (32 vjeç), gjërat po shkojnë perfekt në vitin e ri. Megjithatë, shqiptari është ende në pritje të ripërtëritjes së kontratës me skuadrën e tij gjermane të Bundesligës 1, Energi Kotbus. Gazeta popullorë gjermane, “Bild”, në versionin e saj online, i ka marrë një intervistë fantazistit të Kombëtares shqiptare, i cili në 60 ndeshje me klubin nga ish-Gjermania Lindore ka realizuar 8 gola.
“BILD”: Dhe sa gjatë mund të prisni, apo dëshironi ta bëni këtë?
Skela: Ne kemi zhvilluar deri tani bisedime shumë të mbara. Por, një mendim i përbashkët, i vërtetë, ende nuk është arritur, ashtu siç mungon edhe nënshkrimi.
Ju dëshironi që ta mbyllni karrierën tuaj te Kotbusi me një kontratë 3-vjeçare, ndërkohë që Energi ju ka propozuar vetëm dy vjet. Kur do të vijë mirëkuptimi i përbashkët?
Unë mendoj se në javët e ardhshme do të sqarojmë gjithçka. Të dyja palët kanë nevojë ende për të qenë të qartë në linjat e tyre. Unë, nga ana tjetër, nuk dëshiroj të qëndroj në ajër, për këtë dua që brenda 14 ditëve të ardhshme të nënshkruaj patjetër.
Ju dëshironi me kënaqësi të qëndroni te Lausitzët. Kjo tingëllon sikur jeni plotësisht të bindur se do të mbijetoni (në Bundesligë).
Kështu jam unë. Nëse ne tani do të ruajmë këtë hap dhe në ndeshjet e kthimit nuk do të humbasim nervat e përqendrimin, atehërë do të mbetemi.
Për këtë arsye edhe tradicionalisht Energi në ndeshjet e kthimit ia ka arritur të qëndrojë?
Gjithashtu, nëse ne do të jemi të bashkuar e më pas në topformë nga ana fizike. Për këtë po kujdeset trajneri (Bojan) Prasnikar.
A është vendosja me dy sulmues një recetë suksesi?
Ne jemi tani më kurajozë. Dhe vendimi më afër zonës. Natyrshëm që me dy lojtarë sulmues është më lehtë. Gjykimi ynë: ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të mbijetuar.
Minifutbolli
Greqia mund 3-0 Shqipërinë
Greqia mundi 3-0 Kombëtaren shqiptare të futbollit në sallë në ndeshjen e parë eliminatore të grupit të 3-të Kampionatit Europian 2009-2010, duke marrë hak për humbjen 8-6 gjatë eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2008, të zhvilluara një vit më parë po në Maltë. Golat për skuadrën greke u shënuan nga Iliadhis (2) dhe Dhelaportas. Kombëtarja e minifutbollit, e drejtuar nga Armand Dama, do të luajë të premten kundër vendasve të Maltës dhe më 22 shkurt 2009, kundër Gjeorgjisë. Në Kampionatin e fundit Europian (2007) të fituar nga Spanja, Shqipëria bënte pjesë në grupin A së bashku me Turqinë (humbi 0-6), Armeninë (humbi 5-3) dhe Finlandën (humbi 5-2), duke mos grumbulluar asnjë pikë.
NDESHJET
19.02.2009: Greqi-Shqipëri 3-0
20.02.2009: Maltë-Shqipëri
22.02.2009: Shqipëri-Gjeorgji
20 Shkurt 2009