E Diel, 1 Nëntor 2026

Ervin Skela: Një gol për Krisin!

 

Ervin Skela ruan kujtime të dyfishta nga ndeshja e fundit me Suedinë 4 vjet më parë, ku kontrasti është bardhezi: shënoi gol, por humbi në fund një penallti në miqësoren e fituar 2-1. Fantazisti ka dhënë kontributin e tij për 11 klube gjatë karrierës së tij 15-vjeçare (2 në Shqipëri, 1 në Itali e 8 në Gjermani), qysh kur luajti për herë të parë me Flamurtarin në 1992. Ai dëshiron të shënojë sërish e këtë herë golin t’ia dedikojë djalit të tij. “Nëse shënoj do të doja t’ia kushtoja golin djalit tim, Krisit, (1-vjeçar) golin”, tha mesfushori për albania-sport.com. Megjithatë ai s’harron pjesën tjetër të familjes nënën e tij, Alfreda, të atin, Vironin e vëllanë Ardianin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›