Igli Tare: Suedezët të frikshëm
“Te Suedia më shqetëson disiplina taktike e tyre si dhe përgatitja e lartë fizike. Për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, Kombëtarja duhet të japë gjithçka në fushë dhe të menaxhojë energjitë deri në fund të takimit”. Ky është komenti i ish-kapitenit të Shqipërisë, Igli Tare në lidhje me ndeshjen e nesërme. Ai shpreson që kuqezinjtë ta nisin sa më mirë këtë edicion, por njëkohësisht përkrah trajnerin Ari Han. Han ka të drejtë kur shpreh pakënaqësi për mënyrën e organizimit – ka thënë Tare – Atij i nevojitej një kundërshtar i fortë në miqësoren e datës 20 gusht dhe nuk i shërbente aspak një test me një ekip si Lihteshtejni, sepse ai nuk mund të quhej test”.