E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK s’mund të ndërmjetësojë takimin me Boris Tadiç”

 

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha dje se është herët të flitet për një takim të shpejtë ndërmjet tij dhe Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç. Sejdiu përjashtoi mundësinë që UNMIK-u të ndërmjetësojë në takimin e nivelit më të lartë mes Prishtinës e Beogradit. Presidenti Sejdiu theksoi se, Prishtina dhe Beogradi mund të bisedojnë vetëm si dy palë dhe shtete të barabarta. Në të kundërtën, nuk shoh ndonjë mundësi për organizimin e ndonjë takimi. “Jam i gatshëm të takohem me Presidentin Tadiç. Por, gjithmonë si President i shtetit sovran dhe të bisedojmë siç bisedohet ndërmjet shteteve sovrane për çështje që janë në interes të dy popujve. Asnjëherë dhe në asnjë periudhë për tema që Serbia mund të ketë ambicie t’i hapë, për çështje statusi apo për të mbajtur peng Kosovën e të tjera. Prandaj, nga ana jonë do të ketë sinjale pozitive”, tha Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›