Lala tërbon suedezët,Melberg reagon me ironi
I ka quajtur të ngathët mbrojtësit suedezë, madje kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala, nuk është mjaftuar me kaq, por ka lëshuar një tjetër shigjetë në adresë të skuadrës së drejtuar nga Lagerbak, duke thënë se do të jetë më e lehtë të fitohet kundër tyre se sa kundër Maltës.
Jetmir Halilaj
“Do ta kemi më të lehtë të fitojmë ndaj Suedisë se sa ndaj Maltës. Mbrojtësit suedezë janë shumë të aftë në lojën në ajër, por në veprimet teknike dhe në shpejtësi janë të ngathët. Këtu bën përjashtim vetëm mbrojtësi i Juventusit, Olof Melberg, i cili është vërtet një lojtar i kompletuar”, ka thënë Lala. Kaq ka mjaftuar që të acarojë suedezët, madje ka qenë pikërisht mbrojtësi i Juventusit, Olof Melberg, ai që u është kundërpërgjigjur ironikisht deklaratave të Altin Lalës. “Ata (shqiptarët), thonë se jemi të ngathët? Unë mendoj se kundër Shqipërisë do të shkojmë për të ekperimentuar skemën 3-5-2. Si ndeshja e parë që është, duhet të japim më të mirën, por gjithsesi me një kundërshtar të tillë lejohen edhe ndonjë eksperimentim. Jam i bindur se do të dominojmë gjatë gjithë ndeshjes sepse ata nuk janë ndonjë skuadër e pathyeshme, madje mendoj se në karahasim me ndonjë ekip tjetër, mund të thuhet se janë një skuadër e dobët”, ka thënë gjiganti i mbrojtjes së Suedisë, për të përditshmen suedeze, “Aftonblater”. Shtypi sportiv në Suedi i ka cilësuar tepër të guximshme deklaratat e kapitenit të Shqipërisë, madje nuk ka nguruar t’u vërë në dukje lojtarëve të përfaqësueses skandinave, se Lala është një nga shumë lojtarët e Shqipërisë që luan prej vitesh në një nga kampionatet më të forta të Evropës, siç është Bundesliga. “Shqipëria, ndryshe nga disa vende të vogla të Ballkanit, ka shumë futbollistë që luajnë në klube të njohura evropiane. Pika më e fortë e tyre është padyshim mesfusha, ku kanë lojtarë me shumë eksperiencë si Lala, Skela, apo Cana, të cilët luajnë në Gjermani dhe në Francë prej vitesh”, shkruhej në të përditshmen suedeze “Express”.