E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llumnica: Bariç respekton më shumë se duhet kundërshtarët

Njëri nga sulmuesit më të mirë të skuadrës Assyriska të Suedisë, Xhevdet Llumnica, pas paraqitjeve të shkëlqyera në fanellën e kësaj skuadre, si duket i ka shtyrë ekspertët e futbollit të mendojnë se kontributi i tij në kombëtaren e Shqipërisë mund të jetë shumë i dobishëm. Edhe pse deri më tash ende nuk ka marr ndonjë ftesë apo të ketë kontakte me drejtuesit e kombëtares, forma e tij e mirë dhe skuadra shumë e fortë në ë cilën luanë ka nxitur shpresat se ky futbollistë shumë shpejtë mund të jetë pjesë e kombëtares. Ishte kjo arsyeja që ne zhvilluam një bisedë të shkurtër ekskluzivisht vetëm për kombëtaren tonë.
Albania-sport: Cili është roli i Shqipërisë në futbollin evropian momentalisht, dhe a meriton ajo më shumë se kaq?
Xh. Llumnica: Mendoj se Shqipëria momentalisht nuk luan ndonjë rol të madh në futbollin evropian. Gjithsesi meriton më shumë por kjo arrihet vetëm me rezultate pozitive. Por ajo që është me rëndësi është se cdo vit kombëtarja shqiptare po fiton një respekt më të madh në futbollin Albania-sport: Rezultatet pozitive mendon se arrihen nëse ndryshon dicka në përbërje apo këta futbollistë që janë duhet të vazhdojnë të luajnë?
Xh. Llumnica: Sigurisht se ka nevojë për futbollistë të rinj, duke pasur parasysh moshën që ka kombëtarja jonë, por kjo duhet të bëhet gradualisht dhe jo për një herë. Kombëtarja ka nevojë për lojtarë me përvojë, por duhet të them se në futboll s'ka lojtar të vjetër apo të ri, por varet se a është në gjendje të luaj apo jo.
Albania-sport: Më qenë se jeni duke kaluar në formë jashtëzakonisht të mirë, keni pasur kontakt me përfaqësuesit e Kombëtares sonë?
Xh. Llumnica: Deri me tani nuk kam pas ndonjë kontakt me përfaqësuesen tonë, por pse mos të shpresojë në të ardhmen, pasi po kalojë në një formë të mirë dhe tani që jam në një ekip që është pjesë e elitës së futbollit suedez, gjithcka është e mundur.
Albania-sport: Cfarë ndryshon në lojën e Baricit nga ajo që zhvillonte kombëtarja jonë nën urdhrat e Brigelit?
Xh.Llumnica: Mendoj se ka shumë pak të përbashkët në lojën e Brigelt me këtë që zhvillon trajneri Baric. Te Brigeli ka pas një disiplinë më të madhe në lojë, ndërsa sa i përket Baricit ai iu jep më tepër se që duhet respekt kundërshtarëve dhe kjo për mendimin tim nuk ja vlen. Kombëtarja shqiptare ka nevojë për një vetëbesim më të madh se tani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›