Nesër sfidat e para të turneut “Adem Jashari”

Nga Ejup LLUMNICA
Në kuadër të javës kulturore-sportive, "Jetojmë me lavdinë tuaj", këshilli organizativ i turneut memorial, "Adem Jashari" në futboll, ka njoftuar se ky turne, do të mbahet nga data 28 shkurt deri më 1 mars. Organizatori në këtë turne ka ftuar skuadrën e Milanos nga Kumanova, Prishtinën, Trepcën ‘89 dhe nikoqiri Drenica. Shorti për takimet e para do të hidhet ditën e zhvillimit të ndeshjeve, prej orës 12:30, të cilat do të zhvillohen në stadiumin "Ramiz Sadiku", ndërkaq finalja do të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, prej orës 14:00. Vitin e kaluar ishte skuadra e Prishtinës, ajo që ka arritur të stoliset me kupën "Adem Jashari", e cila në finale ishte më e suksesshme se skuadra e Bashkimit, të cilën e pat mposhtur pas ekzekutimeve të penalltive. Duhet theksuar se "bardh e kaltrit" edhe sivjet llogariten si favoriti kryesor për ta fituar këtë epitet, edhe pse përballë do të ketë dy skuadra shumë të forta sic është Trepca '89 dhe Milano nga Kumanova, mirëpo assesi nuk duhet harruar, nikoqirin Drenicën, e cila gjithmonë në turneun "Adem Jashari" në lojë hynë shumë e motivuar dhe e jep maksimumin. Sido që të jetë, me kureshtje pritet paraqitja e skuadrës Milano nga Maqedonia, e cila drejtohet nga trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli, dhe për herë të parë zhvillon ndeshje në Kosovë, nën drejtimin e këtij trajneri të mirënjohur. Sic dihet, kumanovarët bëjnë gara në ligën e dytë të futbollit të Maqedonisë, dhe janë kandidati më serioz për t'u inkuadruar në elitën e futbollit maqedonas, për të mos thënë tashmë vecse ka siguruar një gjë të tillë.