Ervin Skela nis stërvitjen me Energie Cottbus

Albania-sport - Futbollisti profesionist Ervin Skela zhvilloi të martën stërvitjen e parë pas sëmundjes së tij me skuadrën gjermane të Bundesligës 1, Energie Cottbus. Lajmi jepet nga siti gjerman diewelt.de që i referohet Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa).
Shqiptari 30-vjecar, i cili u transferua gjatë pauzës dimërore nag skuadra e Serisë A italiane, Ascoli Calcio te Cottbus, nuk e ka bërë ende debutimin në një ndeshje me fanelën e ekipit gjerman.
Ervin Skela pati gjatë muajit janar pobleme shëndetsore për shkak të vlerave të larta të gjakut, të cilat cuan edhe në një kthim të shpejtë të tij nga faza përgatitore dimërore të Energie Cottbus në ANtalia të Turqisë për t'u trajtuar më pas në një klinikë të specializuar të Esenit.