Dorian Bylykbashi: “Në Ukrainë, futboll i ashpër dhe shumë fizik”

Nga Ledjo Seferkolli
INTERVISTE - Dorian Bylykbashi duket i dashuruara me ngjyrën e kuqe. Ka lënë Partizanin, skuadrën e famshme shqiptare me fanellën e kuqe, për të luajtur në Ukrainë me një tjetër skuadër Krivbas në ligën e parë të këtij vendi. Pasi ka kërkuar për një kohë të gjatë një provë jashtë Shqipërisë, një gjë e tillë është bërë e mundur vetëm në fillimin e vitit 2007, kur ish-kapiteni i Partizanit ka lënë kryeqytetin shqiptar për t'iu bashkuar skuadrës së tij të re, Krivbas i Ukrainës. i shoqëruar nga henri Ndreka, dy ish-futbollistët e Partizanit kanë zëvendëuar në radhët e të kuqve të Krivbas mesfushorin e kombëtares shqiptare, Blendi Shkëmbi. Pas një prove mjaft të suksesshme në Turqi kur skuadra ndodhej në fazën përgatitore, të dielën Dorian Bylykbashi dhe Henri Ndreka kanë bërë debutimin e tyre me fanelën e kuqe të Krivbasit, duke luajtur edhe 90 minutat e para. Një provë mjaft e mirë për elbasanasin, i cili nëpërmjet linjës telefonike ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën "Metropol Sport", ku ka shpjeguar aventurën e tij të parë në një kampionat të huaj. Dorian e keni kërkuar prej shumë kohësh dhe më në fund e keni gjetur një klub të huaj. Prej janarit aktivizoheni në kampionatin ukrainas me Krivbas… Është e vërtetë. Kisha kohë që po mendoja për të provuar një aventurë jashtë kampionatit shqiptar. Dhe mendoj se tani ja kam arritur. Si ju duket skuadra e re? Krivbas është një skuadër e vogël që renditet në mesin e klasifikimit. Mendoj se kemi një skuadër simpatike dhe që shpresojmë të bëjmë një punë të mirë. Po qyteti Krivij Rih si ju duket? Të them të drejtën nuk është se kam patur shumë kohë për të parë qytetin. Për një kohë shumë të gjatë kemi qenë në Turqi për fazën përgatitore dhe me të mbërritur në Ukrainë kemi nisur kampionatin. Ndaj nuk është se kam patur shumë mundësi për të parë këtë qytet. Pse zgjodhët pikërisht Ukrainën? Menaxheri mendoi se kampionati ukrainas ishte i përshtashëm dhe kështu që aventura e ime e parë evropine i takon këtij kampionati. Në këtë skuadër më parë ka qenë edhe Blendi Shkëmbi… Po e di një gjë të tillë. Bledi është larguar në fund të dhjetorit, ndërkohë që ne (Doriani dhe Ndreka) kemi ardhur këtu në janar. Në skuadër jeni i vetëm, pasi me ju është edhe Ndreka… Sigurisht. Kjo besoj se ishte dicka e mirë. Si komunikoni me pjesën tjetër të skuadrës, duke ditur vështirësitë e gjuhës? Ky është një problem më vete. Këtu të gjithë flasin në gjuhën ruse dhe është paksa e vështirë për mua dhe Ndrekën. Megjithatë ne e gjejmë rrugën e komunikimit, pasi kemi nisur edhe një kurs të gjuhës këtu. Vec Ndrekës në Ukrainë luajnë edhe tre futbollistë të tjerë të kombëtare, Beqiri, Dallku dhe Curri. A keni pasur mundësinë të takoheni? Këtu në Ukrainë jo. Me cunat e tjerë jemi takuar në Turqi, pasi ishim shumë afër. Por në Ukrainë jo. Pastaj dua të them se Ukraina është shumë e madhe dhe distancat janë të largëta. Gjithsesi, ne flasim në telefon. T'i kthehemi futbollit. Të dielën keni bërë debutimin tuaj me Krivbas. Një paraqitje e mirë apo jo? Po, e vërtetë. Të dielën kemi zhvilluar ndeshjen e parë në kampionat ku kemi barazuar jashtë fushës sonë. Sa për paraqitjen time nuk mund të flas unë, por trajneri. E prisnit menjëherë një vend si titullar? Kjo është pak e vështirë për të thënë. Di të them se gjatë fazës përgatitore kam punuar shumë, si unë dhe Ndreka, pasi edhe ai ka qenë titullar. Në Turqi kemi bërë maksimumin dhe përderisa kemi luajtur që nga minuta e parë, kjo do të thotë se e kemi bindur trajnerin e skuadrës. Si ju duket kampionati ukrainas? Kemi luajtur vetëm një javë kampionati dhe është e vështirë të nxjerr ndonjë konkluzion. Por ka shumë rivalitet, është futboll i ashpër dhe shumë fizik. Ndonjë gjë tjetër… Nuk e di, por cfarë po ngjet me Partizanin? Shpresoj që ata të bëjnë mirë në këtë pjesë të dytë të kampionatit.