E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshjet dhe gjyqtarët e çerekfinaleve të Kupës

Albania-sport - Sokol Jareci dhe Shkëlqim Guce kanë në dorë "fatin" e dy gjysmëfinalistëve që do të dalin nga dy ndeshjet e kthimit të grupit të "ferrit": Tirana-Teuta dhe Partizani-Vllaznia. Takimi tjetër i vlefshëm për Grupin 1, Turbina-Shkumbini i është besuar një emri modest si Nardi Abeshi.
Në Grupin I, gjysmëfinalistja e parë është Besa që arriti një përmbysje rokamboleske me Dinamon (0-2) në takimin e zhvilluar më 28 shkurt.

GRUPI I
Turbina- Shkumbini (0-4)
Gjyqtarë: Nardi Abeshi, A.Lamce-F.Lamaj
Fusha sportive "Nexhip Trungu",
Cërrik, ora 13:30

GRUPI 2
Partizani-Vllaznia (1-1)
Gjyqtarë: Shkëlqim Guce, F.Elezi -D.Koreshi
Stadiumi "Selman Stërmasi",
Tiranë, ora 13:30

Tirana-Teuta (1-2)
Gjyqtarë: Sokol Jareci, E.Bicaku -R.Zhuli
Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa",
Tiranë, ora 17:30
-(Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›