E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka nuk lëviz para 2011-ës

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka përjashtuar cfarëdo mundësie që braziliani Kaka të largohet nga Milani para vitit 2011, kohë kur i përfundon kontrata me skuadrën milaneze. Mesfushori brazilian ishte konsideruar si një përforcim i radhës për spanjollët e Realit të Madridit, të cilët kishin bërë gati shifrën prej 40 milionë eurove për të transferuar futbollistin kryesor të kuqezinjve.
Gjithsesi te Milani nuk duket se janë të gatshëm që të heqin dorë edhe nga një yll, pasi që prej largimit të Andrej Shevcenkos në drejtim të Chelseat, skuadra ka pasur probleme të mëdha në sulm, ndërsa Kaka aktualisht është futbollisti më i mirë i Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›