Ervin Skela tashme me rival te Kotbusi
Nje serb kunder Ervin Skeles te Energi Kotbusi. Dhe luajne te dy te njejtin rol. Ate te "plejmejkerit". Edhe pse per trajnerin e Kotbusit, sllovenin Bojan Prasnikar, behet fjale vetem per nje eksperiment. Dushan Vasiljevic ishte ne fakt njeriu qe terhoqi me shume vemendjen ne ndeshjen e fundit te Energise ne transferten e mbyllur ne barazim 0-0 me Hanoverin e Altin Lales. Trajneri e kishte vendosur pikerisht ne vendin e Ervin Skeles, i cili dy dite me pare kishte luajtur per Shqiperine ne ndeshjen kunder Lihteshtejnit (2-0). Mediat lokale gjermanen te aferta me Energi Kotbus e cilesuan ate nje eksperiment interesant. "Ne kete pozicion une kam luajtur gjithmone ne Jugosllavi e Hungari, thuajse gjithe kohen time te futbollit", - thote serbi i kenaqur nga loja e tij. Ne fakt, serbi eshte prej tete muajsh "hija e Skeles" ne zonen me te bukur te mesfushes, atje ku futbolli kthehet ne art. 26-vjecari Vasiljevic mberriti te Energi gjate merkatos se janarit nga klubi hungarez Rakoshi Kaposvar, por kaloi gjashte muaj te veshtire te Energi Kotbus, duke luajtur ne 12 ndeshje, vetem dy here nga minuta e pare.