E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzaka, perkohesisht me Partizanin

Telenovela qe mban emrin "Gjergji Muzaka" eshte padyshim me interesantja e kesaj merkatoje verore te futbollit tone. Lojtari i Partizanit e ka ndare mendjen ta braktise fanellen e kuqe pas perplajses qe pati me kreun e klubit, presidentin Xhani. Gjate pushimit te ndeshjes te vlefshme per Kupen UEFA, Partizani-Shiroki 1-3, mesfushori eshte goditur me grusht nga Xhani dhe eshte akuzuar per shitje te ndeshjes bashke me disa lojtare te tjere. Ketu marredheniet e shkelqyera mes presidentit dhe beniaminit te tij jane krisur pergjithmone, duke sjelle dhe reagimin e ketij te fundit, qe nuk e sheh me veten me fanellen e Partizanit per sa kohe president do te jete Albert Xhani. Por tentativat e tij per te prishur kontraten me klubin e kuq kane marre nje goditje te forte nga Komisioni i Apelit, edhe pse Muzaka e priste nje gje te tille. Megjithate, lojtari shpreson se do ta gjeje gjuhen e perbashket me drejtuesit e klubit, pasi dy skuadra jane gati te paguajne 100 mije euro per kartonin e tij. "Jam shume prane akordit me nje skuader shqiptare. E dija qe apeli do te jepte vendim kunder meje, ndaj nuk u paraqita fare ne seance. Megjithate, mendoj se telenovela ime do zgjidhet shume shpejt sepse ne kontaktet e fundit qe kam pasur me presidentin Xhani, ai me ka kerkuar 100 mije euro per te prishur kontraten dhe jane dy klube te gatshme (Tirana ose Dinamo) per ta permbushur kete kerkese," deklaroi dje mesfushori i Partizanit, Gjergji Muzaka, i cili me pas shtoi: "Largimi im nuk ka te beje fare me perplasjen me Xhanin, sepse qe prej asaj dite situata eshte qetesuar, por besoj se ikja ime eshte ne interes edhe te klubit". Nderkohe, klubi tjeter i kryeqytetit, Tirana, ka marre nga Hajduku i Splitit, pas kembenguljes se trajnerit Slishkovic, Toni Pezon ne formen e huazimit. Pezo pritet te prezantohet gjate kesaj jave ne ambientet e klubit bardheblu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›