E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela thyen rekordin e Altin Rrakllit

Nga Gjermania, Sami Bacaj
Ervin Skela është rikthyer ne atë formen qe perjetoi në vitin 2004, prej- ndeshjes se zhvilluar me 24 prill 2004 kunder SC Freiburg 3:0. Skela shenoj golin e parë dhe asistoj dy golat tjera. Skela nuk ka qenë ne formen e tij me te mirë. Kur i tërë stadioni bente proteste qe Skela te mbeste me cdo kusht në SV Eintracht Frankfurt, kurse Bayer 04 Leverkusen dhe Hertha BSC luftonin për ta marre ne radhet e veta. Pas katër xhirove Frankfurt u largua nga kategoria. Menagjeri i prishi punet me Leverkusen dhe për tre muaj Skela mbeti pa ekipe. me pas kaloj ne Arminia Bielefeld dhe kaloj ne gjsemfinalen e Kupes se Gjermanise- ne Bundeslige nuk shenoj asnjë gol. Me pas ne Kaiserslautern dhe edhe aty ra nga kategoria. Tifozet nga Pfalz nuk e harruna se ai ka luajtur per skuadrat armike Waldhof Mannheim dhe Eintracht Frankfurt. Aty shënoj 4 gola dhe e paharruar do mbetet penalltia e humbur kunder Olli Kahn dhe nga ajo ditë, ai ishte i padeshiruar në FCK. Ascoli dhe me pas semundja e hoqen nga rruga drejt formes se vjeter. Ne muajin e fundit Skela është rikthyer ne formen e cila ka një nivel te Champions League. Dhe vet Mario Basler ne fillim te sezonit patë thene ne kolumnen e tij për Bild, se n.q.s Skela tregon formë te mirë. Energie Cottbus do të mbetet ne Bundesliga. Në ndeshjen kundër Hertha BSC 2:1, me dy golat e tij e theu rekordin shqiptar e Altin Rrakllit qe në Bundelsiga ka shënuar 16 gola ( në 111 ndeshje ), der goldene Schütze ( shënuesi i arte- sic quhet Rraklli ne Gjermani ) është goli i parë shqiptar ne Bundeslige dhe ka shenuar golin e parë për Unterhaching në Bundesliga. Skela këtë e arriti për 129 ndeshje dhe për momentin ka 18 gola. Vendin e trete e mban Fatmir Vata me 8 gola në 88 ndeshje. Me keto gola Skela iu ka mbyllur gojen edhe kritikeve te vet, qe parashikonin se karriera e tij do vazhdoj ne Bundesliga 2. Por, mbase edhe ne futbollin amator te Gjermanise. Ne 7 ndeshjet e fundit, Ervin Skela do luftoj per mbijetesen e Energie Cottbus edhe mbase do te perfundoj ne ndonje ekip tjeter me ambicje për Kupat Evropjane. Kurse, rekordi për golat e shqiptareve ne Bundeslige do zgjase edhe disa vite... Sami Bacaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›