E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika drynin CSKA së Moskës

Një Ilion Lika i sigurt në portë i ka dhënë një fitore historike skuadrën cecene Grozni Terek kundër një prej skuadrave më të madhe ruse, CSKA-së së Moskës. Grozni fitoi 1-0 me golin e realizuar në minutën e 65-të nga Kizmicev.
Portieri i kombëtares, sipas asaj që raporton uebsajti gazeta.ru, bëri një nga paraqitjet e tij më të mira me skuadrën e tij të parë të huaj, duke rënë në syrin e menaxherëve moskovitë. Terek në katër ndeshje ka arritur dy fitore dhe dy humbje, duke grumbulluar gjashtë pikë. Rubin me pikë të plota (12) kryeson kampionatin rus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›