Përjashton babin nga puna
Beyonce Knowles e ka përjashtuar nga puna babanë e saj Mathew, i cili ka qenë menaxher i saj.
Krijuesja e hitit “Crazy in Love” – e cila ka qenë duke u menaxhuar nga i ati që nga fillimi i saj i karrierës me bendin “Destiny’s Child”, në fund të viteve ’90 – është “e kënaqur” që deri me tani është mbështetur nga babi i saj, por tani dëshiron që të ndahet nga ai nga marrëdhënie personale dhe profesionale.
“Jam e kënaqur që më ka mësuar për të gjitha gjërat”, ka thënë ajo në një deklaratë. “Jam rritur duke e shikuar atë dhe nënën time duke u marrë me biznesin e tyre. Ata kanë punuar në firmën e tyre dhe dëshiroj t’i ndjek hapat e tyre. Ai është babi i im dhe e dua atë shumë”.
Mathew e ka marrë vendimin për ndalimin e menaxhimit të Beyonce si të “zakonshëm”. “Vendimi i Beyonce për t’u larguar është i zakonshëm për mua”, tha ai. “Ne kemi kaluar mirë së bashku dhe e di se ajo do të vazhdojë me koncerte të reja”.