Vlerësimi i universiteteve të bëhet nga një agjenci e vetme
29/03/2011 Akreditimi, MASH shpërndan në universitete standardet shtetërore të cilësisë
Kriteret dhe standardet shtetërore të miratuara për vlerësimin e cilësisë në arsimin e lartë janë shpërndarë tashmë pranë universiteteve. Drejtuesit e këtyre strukturave kanë pohuar se standardet e përcaktuara do t’u japin fund vlerësimeve jo të drejta të bëra gjatë viteve të fundit mbi raportimin e cilësisë në universitete, veçanërisht atyre private, që lënë shumë për të dëshiruar. Ndaj është kërkuar që akreditimi i universiteteve publike e private të kryhet nga e një agjenci e vetme. Rektori i Universitetit Politeknik Jorgaq Kaçani ka pohuar gjatë ditës së djeshme se akreditimi i universiteteve duhet të bëhet nga një agjenci e huaj, vlerësimet e së cilës do të ishin më transparente. "Fakti pozitiv është ky që të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë dhe private tani kanë një bazë ligjore, mbi të cilën do të bëhet vlerësimi i jashtëm i cilësisë. Do të ishte mirë që agjencia e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, qoftë publik, qoftë privat të ishte e njëjta agjenci dhe për mendimin tim do të ishte mirë që të ishte një agjenci e huaj, e cila do të ishte më realiste", - ka deklaruar rektori Kaçani. Megjithatë, shfaqet problem fakti se për t’iu nënshtruar procesit të akreditimit universitetet duhet të kenë përfunduar vlerësimin e brendshëm, duke e konfirmuar me raportin përkatës. Kështu, problemi i ngritur nga të gjitha universitete publike ka të bëjë faktin se të gjitha universitetet përpara se të hyjnë në këtë garë duhet të përfundojnë akreditimin e brendshëm, proces ky që ende nuk ka filluar në shumë universitete publike dhe private.
"Problemi është që përpara se të bëhet vlerësimi i jashtëm i cilësisë, vetë institucioni, qoftë publik, qoftë dhe privat duhet të ketë ngritur qendrën e vlerësimit të brendshëm të cilësisë, që është një detyrim ligjor në bazë të vlerësimit të cilësisë në arsimin e lartë, që është neni 59 i ligjit të Arsimit të Lartë", - shton Kaçani. Konkretisht, për këtë universitet është konfirmuar nga rektori se procesi i akreditimit do të nisë brenda vitit. Ministria e Arsimit ka miratuar tashmë listën e plotë të standardeve dhe kritereve që do të duhet të plotësojnë të gjitha institucionet e arsimit të lartë për ofrimin e studimeve në të tri nivelet: bachelor, master dhe doktoraturë. Çdo institucion i arsimit të lartë duhet të përmbushë të gjitha këto standarde e kritere në mënyrë që pasi të bëhet vlerësimi i tyre (që përfshinë të gjithë veprimtarinë e një universiteti), të bëhet edhe klasifikimi i institucioneve që mund të ofrojnë shërbime në arsimin e lartë. “Kriteret përbëjnë elemente standarde, të arritshme dhe të verifikueshme, të përcaktuara qartë, mbi të cilat mbështeten institucionet për përmbushjen e misioneve të tyre dhe nëpërmjet të cilave jepet një vlerësim, bëhet një klasifikim”, - konfirmohet nga ekspertët e Ministrisë së Arsimit.