Feith Ne veri te Kosoves te vendoset sundimi i ligjit

Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën i përbërë nga 26 shtete në takimin e trembëdhjetë të mbajtur në Prishtinë, mbështet konsolidimin e Kosovës së pavarur, plotësisht sovrane, demokratike dhe shumëetnike.
Në këtë takim GDN ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes, Atifete Jahjaga, progresin e bërë nga qeveria e Kosovës në zbatimin e Planit të Ahtisarit, si dhe arritjen e tri marrëveshjeve në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, por njëkohësisht shpreh edhe brengën për çështjen e zhvillimit ekonomik dhe disiplinën buxhetore e fiskale.
Pieter Feith, shef i Zyrës Ndërkombëtare në Kosovë tha se GDN do të vazhdoj të mbështesë Kosovën. Ai foli edhe për përfundimin e misionit të ICO-së në Kosovë.
“Është larg dhe asgjë nuk përjashtohet. Ne shpresojmë që punën do ta përfundojmë më herët, po e gjitha do të varet nga progresi. Ne do të presim të shohim se si do të vazhdojë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë. Personalisht unë do të punoj për aq sa do të ketë nevojë. Ne jemi duke bashkëpunuar me qeverinë e Kosovës dhe duam që punën këtu ta përmbyllim sa më shpejt që është e mundur.
Njëra ndër sfidat e qeverisjes në Kosovë vazhdon të mbetet mos shtrirja e autoritetit ne Veri.
“Nëse nuk është e mundur që të formohet komuna e re atëherë, le të funksionalizohet një komunë, komuna e Mitrovicës. Pastaj kur të krijohen kushtet ne do të formojmë komunën e re për një zgjedhje pragmatike dhe jo largim apo devijim nga dokumenti i Aahtisarit”-tha Kryeministri Hashim Thaçi.
Ndërkaq Piter Feith tha se në Veri të Kosovës duhet të vendoset, sundimi i ligjit.
Sala Mustafa