Ervis Peza, “bilbili” i përballjes së ndjekësve të kreut

Albania-Sport - Është Ervis Peza "bilbili" i ndeshjes më të rëndësishme të fundjavës në Kategorinë Superiore, asaj midis Vllaznisë dhe Elbasanit, që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin "Loro Borici" të Shkodrës. Peza do të ketë përkrah në këtë takim anësorët Pregja dhe Rexha.
Një gjë e tillë është mësuar sot, pasi janë caktuar gjyqtarët dhe anësorët për ndeshjet e javës së 22-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të kategorisë superiore. Ndeshjet do të luhen të gjitha në orën 14.00 dhe katër prej tyre do të luhen të shtunën, ndërsa dy të tjerat, sfida midis Dinamos dhe Apolonisë, dhe ajo midis Kastriotit dhe Luftëtarit, do të luhen të dielën. Ciftet e ndeshjeve dhe gjyqtarët e anësorët që do t'i drejtojnë ata, janë si vijon:
Të shtunën, 3 mars 2007:
Flamurtari – Partizani
S. Cekaj, M. Dervishi, G. Maloku
Vllaznia – Teuta
E. Peza, A. Pregja, D. Rexha
Elbasani – Besa
A. Janku, S. Zeka, A. Lamce
Shkumbini – Tirana
L. Jemini, S. Avdo, E. Miho
Të dielën, 4 mars 2007:
Dinamo – Apolonia
K. Meta, F. Lamaj, R. Zhuli
Kastrioti – Luftëtari
Sh. Guce, L. Mustafaraj, D. Koreshi