E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faza e tretë, kryeqytetaset në rotacionin e fundjavës

Albania-Sport - Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) bëri të ditur se në fazën e tretë të Kategorisë Superiore, tre ekipet e qytetit të Tiranës mund të zhvillojnë në një javë tre ndeshjet e tyre në kryeqytet.
Zëdhënësi i shtypit të FSHF-së, Lysjen Nurishmi, tha se, në cdo rast do të hidhet një short për të përcaktuar ditët e zhvillimit të ndeshjeve, që do të jenë e premte, e shtunë dhe e dielë.
Në baze të rregullores së aktivitetit, KF Tirana, pasi ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", do t'i zhvillojë të gjitha ndeshjet e saj në këtë stadium në ditët e shtuna.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›