E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuriozitetet e ndeshjes Vllaznia-Apolonia

FITORJA E FUNDIT E VLLAZNISË
Fitorja e fundit e Vllaznisë me Apoloninë është mbyllur në shifrat 6-0 për shkodranët, ndeshje e zhvilluar më 13 prill 2002, për llogari të sezonit 2001-2002. Golat për Vllazninë u shënuan nga: Amarildo Belisha 21, Vioresin Sinani (2), Albert Kaci, Saimir Patushi dhe Suad Lici. Dy gola nga shkodranët u shënuan me penallti.

FITORJA E FUNDIT E APOLONISË
Interesant është dhe një fakt, se ndeshja e fundit e fituar jashtë prej Apolonisë në Kategorinë Superiore (atëherë Kategoria e parë) është fituar kundër Vllaznisë më 24 maj 2003, me rezultatin 3-2, një ndeshje që edhe sot e kësaj dite konsiderohet si e trukuar dhe në varësi të rezultatit të takimit Partizani-Besa (4-5). Ruko i Apolonië shënoi 3 gola në këtë takim, ku ai i fitores u shënua në minutën e 89-të.

BARAZIMI I FUNDIT
Barazimi i fundit midis dy ekipeve është arritur më 21 dhjetor 2002, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të sezonit 2002-2003. Takimi u mbyll në barazim 1-1: Ansi Agolli shënoi me penallti për Apoloninë në minutën e 58-të, ndërsa për Vllazninë barazoi Safet Osja në minutën e 90-të.

VLLAZNIA
Bilanci në sezonin 2006-2007: 3 fitore, 5 barazime, 1 humbje. Golat: 12 8. Ndeshjet brenda: 3 fitore, 2 barazime, 0 humbje. Golat: 9-3. Ndeshja e fundit: Partizani-Vllaznia 0-0
APOLONIA
Bilanci ne sezonin 2006 2007: 1 fitore, 1 barazime, 7 humbje. Golat: 10-21. Ndeshjet jashtë: 0 fitore, 0 barazime, 5 humbje. Golat:3-13
Ndeshja e fundit: Apolonia-Kastrioti 23
BILANCI NDERMJET TYRE: 67 ndeshje; 45 fitore Vllaznia , 10 barazime, 12 fitore Apolonia. Golat: 129-53

Ndeshjet Vllaznia-Apolonia nga sezoni 1999/2000
SEZONI 2002/2003
Vllaznia-Apolonia 2:3
Apolonia-Vllaznia 1:1
SEZONI 2001/2002
Vllaznia-Apolonia 6:0
Apolonia-Vllaznia 1:2
SEZONI 2000/2001
Apolonia-Vllaznia 0:2
Vllaznia-Apolonia 4:1
SEZONI 1999/2000
Apolonia-Vllaznia 2:0
Vllaznia-Apolonia 1:0
Bilanci: 8 ndeshje; 5 fitore Vllaznia, 1 barazim, 2 fitore Apolonia. Golat: 18:8

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›