E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia me “borxhe” në Shkodër

Apolonia mbërrin pas tre sezonesh në Shkodër por me "borxhin" e një fitoreje të "blerë" 3:2, dhe që i përket sezonit 2002-2003. Vllaznia do të presë në shtëpi Apoloninë e vendit të fundit, ekipi i vetm që nuk ka mundur të marrë qoftë dhe një pikë larg shtëpisë, ndërkohë që shkodranët nuk kanë humbur asnjë ndeshje në shtëpi, me 3 fitore dhe 2 barazime në pesë ndeshjet e zhvilluara. Vllaznia, që arriti një barazim ta bardhë me Partizanin në javën e 8-të do të ketë sërish disa mungesa thelbësore: maliaziasi Vukcevic është i skualifikuar për cështje kartonash, ndërkohë që malaziasi tjetër Radusinovic është me probleme shëndetsore. Duke shtuar këtu dhe largimin e ndihmëstrajnerit, njëherësh dhe lojtarit me përvojë Uliks Kotri drejt Gjermanisë, trajneri i Vllaznisë, gjermani Ulrih Shulze ndihet me fat që përballja e radhës është kundër fierakëve që në pesë ndeshje në transfertë kanë pësuar pesë humbje. Megjithatë, te Vllaznia ka vend dhe për lajme të mira: mbrojtësi Rezart Dabulla i skualifikuar në ndeshjen kundër Partizanit do të jetë në dispozicion të tekniku kuqblu për sfidën kundër Apolonisë. Formacioni i Dhimitër Papuciut vjen në "Loro Borici" pas humbjes në shtëpi me rivalin direkt për qendrim në Superligë, Kastriotin me të cilin humbi 3-2. Në formacionin e presidentit Koco Kokëdhima aktivizohet edhe braziliani Zherardinjo, që dy sezone më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë, ashtu si vite me parë dhe i Partizanit. 34-vjecari Zherardinjo është shprehur se ekipi i tij synon të marrë kundër Vllaznisë pikën e parë në transfertë, duke iu referuar faktit se këtë gjë e bëri edhe Flamurtari, por dhe Kastrioti dy ekipet e tjera të ardhura nga Kategoria e Parë, ndërsë për rritjen e moralit të ekipit do të jepen edhe rrogat e shtyra për disa ditësh.
SKEDA
VLLAZNIA-APOLONIA
Gjyqtarë: Sokol Cekaj, Vigan Guranjaku, Sokol Avdo
(Të shtunën, ora 13:30, në stadiumin "Loro Borici")

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›