E Shtunë, 31 Tetor 2026

Esetë e studentëve; Ministria e Integrimit dhe UT, konkurs për integrimin në BE



Ministria e Integrimit, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik, GTZ-së, do të organizojnë konkursin studentor për esenë më të mirë. Qëllimi i këtij aktiviteti është përfshirja e studentëve në çështjet e integrimit, pikërisht në kohën kur procesi ka kaluar në një fazë të rëndësishme të tij, hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Konkursi është i hapur për studentë të viteve të treta dhe të katërta të Universitetit të Tiranës: Fakulteteve të Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Drejtësisë, të cilët do të japin me shkrim këndvështrimin e tyre për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Mbështetur në njohuritë e tyre për këtë çështje, por edhe duke pasur në dispozicion libra dhe materiale të Qendrës së Informacionit dhe Dokumentacionit pranë Ministrisë së Integrimit, studentë të këtyre fakulteteve do të shkruajnë ese që do të përzgjidhen dhe vlerësohen nga një juri ekspertësh të Ministrisë së Integrimit dhe përfaqësues të UT-së.

Temat e esesë janë: Përfundimi i procesit të ratifikimit të MSA-së, përfitimet dhe detyrimet që burojnë prej saj; Shqipëria në BE, të prirë për të qenë sa më shpejt anëtarë apo për të përmbushur cilësisht reformat; dhe procesi i integrimit evropian, proces i vullnetit politik apo i zhvillimit funksional. Tre fituesit e parë do të përfitojnë çmime. Dorëzimi i punimeve do të bëhet në rrugë elektronike brenda datës 4 maj 2009, ora 12:00 në adresën e postës elektronike: cedi@mie.gov.al. Shpallja e fitueseve do të bëhet në datën 9 maj 2009, pranë Ministrisë së Integrimit.

Gjuhët e Huaja

Bashkëpunim me institucione ndërkombëtare

Mësimi i gjuhëve të huaja nga studentët shqiptarë në arsimin e lartë publik do të mbështetet edhe nga institucionet ndërkombëtare, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktikave mësimore. Për këtë qëllim, sot pasdite do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për përmirësimin dhe sjelljen e taktikave të reja mësimore nëpërmjet shkëmbimit të përvojave të ndryshme, kulturave ndërmjet vendeve. Departamenti i Gjuhës Frënge, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, me mbështetjen e ambasadës franceze dhe Aleancës Franceze në Tiranë, do të zhvillojnë konferencën ndërkombëtare “Langues, éducation et interculturalité” (Gjuha, edukimi dhe kultura ndërkombëtare), përmes së cilës synohet sjellja e stafeve të specializuara franceze në vend për të dhënë përvojat e duhura në zhvillimin e këtij departamenti, i cili gjithnjë e më tepër ka shfaqur interesim nga studentët shqiptarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›