Eshte e veshtire ti japesh uje nje gomari qe ska etje

Kreu i PPE-ve karakterizon pengesat qe e cuan opoziten e Edi Rames ti behet bllokade procesit te integrimit
Parlamenti Europian eshte i vendosur qe te ndihmoje Shqiperine per te kapercyer ngercin politik. Pas Konferences per Ballkanin te organizuar ne Bruksel kryeministri Berisha ka thene se ai eshte i gatshem per te gjetur nje zgjidhje nese opozita e artikulon propozimin e saj ne nje dokument. Nderkohe Joseph Daul Kryetari i partise me te madhe te Parlamentit Europian PPE ka deklaruar per mediat shqiptare ne Bruksel se Bashkimi Europian nuk mund ta lere me Shqiperine ne kete situate duke ofruar ndihme konkrete per kapercimin e ngercit. I kam kerkuar per te me dhene nje pergjigje mbi kritikat e Komisionit. Dua te di nga vijne ato sepse une vazhdoj te mos i besoj. Nese nuk e shoh vete me syte e mia nuk besoj. Une i kam kerkuar presidentit te Parlamentit qe te shkruaje nje leter dhe i kam kerkuar gjithashtu Barrosos qe te me pergjigjet ne nje leter per te me sqaruar mbi disa pika qe jane ne raport. Pastaj ne do te shohim me mikun tim Martin Shulz se si mund te dalim nga kjo krize. Nuk eshte e mundur te vazhdohet keshtu ne Shqiperi. Populli shqiptar ka nevoje per nje opozite te vertete qe luan rolin e saj qe ben propozimet e saj legjislative ose kundra propozimet u shpreh kreu i populloreve evropiane Joseph Daul. Sipas tij ngerci politik ne Shqiperi eshte nje instrument i aktivizuar me pa te drejte nga opozita dhe qe po mban peng integrimin e vendit.
A besoni se do zgjidhet kjo para zgjedhjeve lokale pasi ne kemi nje afat shume te qarte E di qe kemi nje afat shume te shkurter por po ju them nje shprehje franceze qe thote Eumlshte veshtire qe te besh te pije uje nje gomar qe ska etje. Pra ajo qe po bej eshte qe po i hedh pak sheqer ujit qe ta bej ujin te pijshem.
A mendoni qe Martin Schulz eshte dakord me ju Martin Schulz eshte si une. Ne jemi demokrate pavaresisht se skemi te njejten tendence politike por ne kerkojme nje zgjidhje sepse populli shqiptar meriton nje funksionim normal te demokracise.
...