E Diel, 1 Nëntor 2026

Doris Pack Opozita shqiptare fatalitet - ka veshtiresuar punen e qeverise

18-11-2010 / Gazeta 55

Europarlamentarja gjermane Doris Pack i eshte kundervene perseri aksionit politik destruktiv te opozites shqiptare duke e klasifikuar ate si fatalitet. Pack thote se qeveria ka punuar mire per te plotesuar kushtet e integrimit dhe se ka qene opozita ajo qe ka ndikuar negativisht ne kete proces duke ia veshtiresuar punen. Situata ne Shqiperi eshte e veshtire. Prej nje viti e gjysme opozita nuk shkon ne parlament. Edhe kur jane nuk votojne. Edhe kur nuk jane bejne demonstrata duke krijuar veshtiresi per qeverine. Kjo eshte e turpshme. Te dyja palet duhet te ulen ne tryeze por per mendimin tim njera pale ka me shume faj se tjetra deklaroi me tej eurodeputetja Doris Pack. Me tej ne reagimin e saj eurodeputetja vleresoi vendimin historik per liberalizimin e vizave afatshkurtra me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen. Edhe njehere jam e lumtur qe Shqiperia ja doli mbas kesaj kohe kaq te gjate. Shpresoj qe edhe per Kosoven te nise ky proces tha ajo. Pack ishte nje prej pjesemarresve te konferences se Partive Popullore Europiane ne Bruksel me teme integrimin e Ballkanit ne Bashkimin Europian. Ne kete konference u theksua se e ardhmja e rajonit eshte Integrimi Europian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›