Eshtë koha për ndëshkim… dhe ndjesë
Edmond Arizaj
Si mund ta kapërdijnë socialistët në Vlorë që mijëra votat e tyre nuk u përkthyen dot edhe në një mandat më shumë? Si mund të jenë të qetë socialistët e Fierit që pritën me zemër në dorë për të marrë edhe një mandat kur kishin dhënë aq shumë vota? Si mund të jenë entuziastë socialistët e Elbasanit, Korçës, Tiranës, Beratit, kur votat e tyre, qindra votat e tyre, mijëra votat e tyre, janë thjesht statistika dhe jo mandate përfaqësuese? Pas certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe qartësimit të formimit të qeverisë së re, e kujtdo qoftë ajo, Partia Socialiste duhet të kryejë një analizë të thellë. Duhet të dalin jo vetëm brenda strukturave të ngushta, por edhe në publikun e majtë, atje ku u bë fushata, atje ku u kërkua vota se ajo do të shpërblehej me qeverisjen e madhe socialiste, përgjegjësit e kësaj masakre të votës socialiste. Nuk mund të kalojë me fshehje apo me justifikime vjedhjesh kjo që ndodhi në 28 qershor e këtej. Të dalë kush e propozoi ligjin e ri zgjedhor? Kush e mbrojti? Kush e përkrahu? Kush siguroi se ai do rezultonte fitues mbi PD-në? Të dalë kush ishte ideatori i Kodit të ri Zgjedhor? Kush e mbrojti? Kush e përkrahu? Kush siguroi se ky kod ia hidhte PD-së dhe ia fuste LSI-së? Të dalin autorët e talljes me elektoratin socialist, prej katër vitesh i fshikulluar nga qeverisja e Berishës dhe në rrezik akut që këtë ta pësojë edhe për katër vite të tjera të gjata dhe të lodhshme. Nuk flitet këtu për linçime, për gjetje armiqsh e grupesh armiqësore, por për përgjegjësi dhe ndershmëri ndaj elektoratit tënd. Flitet për sinqeritet dhe pastërti ndaj mijëra e mijëra votuesve që kërkuan të ndryshonin qeverisje dhe që u ishte humbur vota ende pa e hedhur në kuti. Flitet edhe për moral politik.
Dhe sigurisht fajtorët duhen ndëshkuar. Nuk e di në e parashikon statuti i ndonjë partie se çfarë ndëshkimi i jepet atij, apo atyre që dëmtojnë mijëra vota, por realisht nuk duhet kaluar lehtë. Politikisht nga partia e tyre ata duhet të quhen “të djegur”. Mund të marrin atë rrogën e deputetit, si aparatçikë të emëruar, dhe asgjë më shumë se kaq. As mendje nuk duhet të japin më për punët e partisë e të elektoratit, për të Shqipërisë as që mund të bëhet fjalë. Që të jenë edhe në paqe me shpirtin e tyre politik, duhet edhe të shkojnë qytet më qytet e qark më qark e të kërkojnë ndjesë për këmbënguljen e tyre në ligjin më idiot që është bërë për zgjedhjet, duhet të kërkojnë falje për paditurinë e tyre dhe të pranojnë me kokën ulur se janë të paaftë. Sepse t’ia hedhësh vetes (për të mos përdorur ndonjë zhargon tavolinash) më e pakta është paaftësi. Nuk duhet më të shfaqen në konferenca e as në TV e gazeta. Janë ata vjedhësit dhe humbësit e votës së socialistëve. Duhet të ndëshkohen.
Eshtë koha edhe për ndjesë. Të vinte krupë teksa dëgjoje se në selinë e Partisë Socialiste u duartrokit fuqishëm kur u njoftua se Ilir Meta kapi pragun për deputet në Tiranë dhe me mbledhjet që u bënë në këtë seli, e majta (PS+LSI) bënte qeverinë. Për të qeshur, sepse një javë më parë një ish-kandidat i ri për deputet dhe tanimë deputet i pamandatuar ende, ftonte Metën të votonte LSI dhe nuk jepte përgjigje për ftesën për koordinim. Të vinte për të vjellë kur analistët, madje edhe gazetat që LSI dhe Metën prej një viti as nuk i zinin në gojë, i fusnin tani në llogaritë “e tyre” për qeverinë. Të vinte vërtet keq që pasi u përpoq ta shkatërronte, ta prishte, ta zhbënte, ta eliminonte, t’i bënte antifushatë, t’i zhdukte votat, së fundmi partia e madhe dhe ata pranë saj pranonin se LSI qenka realitet dhe duhet pranuar. Por nuk flitej askund për ndjesë. Nuk po dëgjohet askund apologjia e vërtetë. Por pasi e ke sakatuar si dhe ku ke dashur, pasi je bërë aleat me kundërshtarin e vërtetë për të spastruar kundërshtarin e brendshëm, tani fare lehtë i hedh dorën në qafë e i thua “hajde i harrojmë të gjitha”, kur një gjë të tillë nuk e bëre vetë atëherë kur duhej vërtet. Ka të dhëna se komisionerët e PS ndihmuan LSI në Tiranë gjatë numërimeve të votave me qëllim të nxirrnin deputetë nga kjo parti. Ndihma ishte e këtij lloji: nuk i shpallnin më të pavlefshme votat e LSI, por i numëronin. Dhe ky “nder” duhet të shpërblejë gjithë baltën e hedhur, një parti krijuar enkas vetëm për të goditur LSI dhe Metën, një makinë të tërë mediatike që nuk “punonte” për këtë parti. Si duhet të veprojë Meta dhe LSI? Të mbajë fjalën se aleancë ka vetëm me PS-në, kur ata edhe në ditën e zgjedhjeve dhe të numërimit bënë të pamundurën ta ç’figuronin këtë parti nga harta e deputetëve? Apo të mbajë vetëm përgjegjësitë që i takojnë, domethënë ato para elektoratit të saj, të cilit i premtoi se do të punojë për ta në qeverisje? Në fakt kush prej të majtëve, kush prej socialistëve do të mund t’i kërkojë llogari Metës dhe LSI për vendimin e tij, cilido qoftë ai? Aq më pak kur askush nuk i kërkon ndjesë. A duhet ai të jetë mbrojtësi i interesave të së majtës, kur e majta nuk e mbrojti atë për asnjë sekondë të vetme? Ky është një vendim që i takon LSI dhe Metës.
Por dikush duhet të marrë përgjegjësi nga Partia Socialiste për këto zgjedhje dhe për gjithë çka ndodhur me të majtën. Dhe më gjerë, duhet të dalë përgjegjësia edhe për standardet e këtyre zgjedhjeve; njerëzit votuan normalisht brenda standardeve, por vota u numërua jashtë standardeve dhe PS është brenda kësaj maskarade.