Çamët, festime për deputetin
VLORE - Komuniteti çam në Vlorë festoi deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm fitoren e deputetit të PDI-së, Dashamir Tahiri. Pasi u konfirmua zyrtarisht fitorja e tij, banorët e këtij komuniteti të Vlorës, por të ardhur edhe nga Fieri festuan fitoren para selisë së PDI-së. Për rreth katër orë ata kërcyen vallet tradicionale të tyre, të cilat i shoqëruan me fishekzjarre. I pranishëm në festë ishte edhe deputeti, biznesmeni vlonjat Tahiri. Ai përshëndeti të gjithë të pranishmit, falënderoi gjithë çamët dhe vlonjatët e tjerë që i dhanë votën. “Ashtu si dhe u kam deklaruar gjatë fushatës, çështja jonë kryesore është çështja kombëtare çame. Për këtë do të punoj shumë në parlamentin shqiptar dhe në organizmat ndërkombëtare”, u shpreh Tahiri. Tashmë, për herë të parë, komuniteti çam do të ketë përfaqësuesin e saj në parlament. q.b